Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
UEFA Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Qipros
Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Qipros, që do të përcaktojë qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Stërvitja u fokusua më shumë në lojëra argëtuese dhe ushtrime të lehta, për të shmangur ngarkesën fizike para takimit të nesërm. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra gëzon gjendje shumë të mirë fizike. Një lajm pozitiv për trajnerin Armir Grima dhe stafin kuqezi është rikthimi i Ilarja Zarkës, e cila mungoi në ndeshjen e parë për shkak kartonësh të verdhë, por tashmë është e gatshme të ndihmojë ekipin. Kundër Qipros nesër vlen vetëm fitorja. Skuadra kuqezi duhet të fitojë me një diferencë prej të paktën dy golash për të siguruar...