Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Katalanasit denoncojnë gjestin e pahijshëm të Bellingham në “El Clasico”, i kujtojnë edhe dënimin për të
27 Tetor 2025 13:54 Alfred Lleshi “Mundo Deportivo”, gazetë katalanase, shkruan se Jude Bellingham është i respektuar në Angli, por në Spanjë ka treguar herë pas here imazhin e tij më të keq. Në fund të “El Clásico” ndaj Barcelonës, mesfushori festoi fitoren e Real Madridit me një gjest të pahijshëm, duke imituar prekjen e organeve gjenitale, ndoshta drejtuar tifozëve të Barcelonës në “Santiago Bernabéu”. Kjo nuk ishte hera e tij e pare në këtë version. Vitin e kaluar, gjatë “Euro 2024” ndaj Sllovakisë, Bellingham bëri të njëjtin gjest pas golit, duke thënë se ishte “shaka për disa miq në tribunë”. Atëherë, ai u ndëshkua me një ndeshje pezullim dhe 30.000 euro gjobë. Edhe këtë herë, në ndeshjen e nxehtë ndaj Barcelonës, u pa duke bërë...