Humbja ndaj Lazios rezulton fatale, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor

Humbja ndaj Lazios rezulton fatale, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor

Aventura e Igor Tudor te Juventusi është mbyllur. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit kroat për të cilin rezultoi fatale humbja në Olimpico ndaj Lazios që ishte edhe humbja e tretë radhazi pas asaj me Comon dhe Realit të Madridit në Bernabeu 1-0 në Ligën e kampioneve  Drejtimin e skuadrës përkohësisht, Juventusi ka vendosur t’ia besojë Massimo Brambillas, trajnerit aktual te Next Gen dhe më pas do të përcaktojë pasuesin e vërtetë të Tudor në pankinën e Zonjës së Vjetër. Lista e kandidatëve për të marrë vendin e Tudor ka disa opsione në Itali por edhe jashtë saj  Ndër kandidaturat italiane spikat emri i Luciano Spallettit, por është edhe pista e Roberto Mancinit, ndërsa Raffaele Palladino është i preferuar nga Drejtori Teknik Modesto, me të cilin trajneri ka punuar kur ishte te Monza.  Përsa iu përket kandidaturave jashtë Italisë, shfaqen emrat e Terzic, Rose, Xavi Hernandez dhe Gareth Southgate. E vetmja siguri në këtë cështje është se Thiago Motta që është ende në kontratë me Juventusin deri në 2027 nuk do të thirret sërish për...