“Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

“Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

27 Tetor 2025 8:58 Alfred Lleshi Jordi Mestre, ish-zv.president i Barcelonës (2015–2019), komentoi marrëdhënien mes Leo Messi dhe Joan Laporta, si dhe largimin e Neymar nga klubi. Në një intervistë për “Sports360”, Mestre tha se marrëdhënia mes Messi dhe Laporta nuk është aspak e mirë dhe se rrallë ndonjë lojtar do të ketë ndikim të tillë te Barça si ish-numri 10 argjentinas. Ai sugjeroi madje që një tribunë e rinovuar e “Spotify Camp Nou” të quhet “Leo Messi”. Mestre theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm të Messit, jo vetëm sportiv, por edhe ekonomik: “Çdo gjë që bëjmë për Leo Messi do të jetë pak. Ai solli kaq shumë për klubin… Tregjet me dhe pa të ishin krejt të ndryshme. Lojtarë të mëdhenj vinin për të luajtur pranë...