Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
100 vjet klub sportive “Besa”, Duka vlerëson historinë e futbollit kavajas
Në Kavajë u zhvillua ceremonia festive “100 vjet Besa”, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv “Besa”, një nga emrat më të vjetër dhe me ndikim në futbollin shqiptar. Në këtë ditë të veçantë mori pjesë Presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili vlerësoi historinë dhe kontributin e klubit në zhvillimin e futbollit shqiptar. Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, zyrtarë, ish-lojtarë të klubit, personalitete të njohura, miq të futbollit dhe qytetarë të shumtë. Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit për ndërtimin e...