Bllokohet segmenti rrugor/ Reshjet e shiut, shembja masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz

Bllokohet segmenti rrugor/ Reshjet e shiut, shembja masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz

Që prej ditës së djeshme qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Për shkak të këtyre kushteve atmosferike një shembje masive e dherave ka bllokuar segmentin Pukë -Fushë Arrëz. Shembja ndodhi gjatë orëve të mesnatës pranë kroit të Zojës.