“Ka raste kur Vinicius e humb fare kontrollin, por zëvendësimin e tij nuk e kuptova”

“Ka raste kur Vinicius e humb fare kontrollin, por zëvendësimin e tij nuk e kuptova”

27 Tetor 2025 7:45 Alfred Lleshi Jorge Valdano, ish-lojtar i Real Madridit (1984–1987) dhe ish-trajner i klubit (1994–1996), analizoi sjelljen e Vinicius në “El Clásico”, pas kritikave të mëparshme për sjelljet e përsëritura të sulmuesit Brazilian: “Vinicius humb kontrollin. I ‘shkëputet zinxhiri’, duket krejtësisht i pakontrollueshëm, madje largohet në dhomat e zhveshjes pa u ulur në stol”. Ai shtoi: “Nuk e di nëse dikush flet me të në dhomat e zhveshjes së Real Madridit apo nëse ai vetë reflekton dhe kthehet për të kërkuar falje. Është mënyra e tij për të thënë ‘më shpëtoi kontrolli, më falni’”. Valdano komentoi edhe tensionet në fund të ndeshjes: “Pas përfundimit të lojës, Viniciusit iu ‘shkëput zinxhiri’ përsëri, këtë herë kundër Lamine Yamal. Ka elemente mungese kontrolli që po...