Bellingham i kundërpërgjigjet Yamalit në rrjetet sociale: Të flasësh është e lehtë…

Bellingham i kundërpërgjigjet Yamalit në rrjetet sociale: Të flasësh është e lehtë…

27 Tetor 2025 7:54 Alfred Lleshi Pak minuta pas përfundimit të “El Clásico”, Jude Bellingham publikoi në Instagram një foto me krahët e hapur dhe mesazhin e qartë: “Të flasësh është e lehtë… Hala Madrid, gjithmonë!” Mesazhi dukej i drejtuar ndaj Lamine Yamal, i cili para ndeshjes kishte ndezur atmosferën me deklaratat e tij. Në “Kings League”, Yamal kishte thënë me ironi për madrilenët: “Ata vjedhin, pastaj ankohen…” Kjo deklaratë kishte shkaktuar reagime të forta në Madrid. Një ditë para ndeshjes, ai publikoi edhe një video ku fliste për “krenarinë e lagjes” dhe përfundonte me fjalët sfiduese: “Frikën e lashë në Mataró, prej kohësh”. Yamal kishte ndarë gjithashtu një imazh nga një “El Clásico” e mëparshme me tifozë madrilenë që e ofendonin. Bellingham, në vend...