Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Sokol Kushta tregon detajin nga ndeshja Serbi-Shqipëri: Më pëlqeu diçka nga Armando Broja, ja pse po ndryshon situata tani
Sokol Kushta, legjenda e madhe e futbollit shqiptar, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Kushta është ndalur te ndeshja Serbi-Shqipëri e fituar nga ne në shifrat 0-1 dhe ka prekur edhe temën e Armando Brojës. “Kam vënë re një detaj të bukur nga ndeshja Serbi-Shqipëri që lidhet me Brojën. Normalisht njëherë 2-3 vitet e mungesës së tij nga dëmtimi janë shumë dhe pasojat do të vuhen, është dëmtim shumë i rëndë. Mua më pëlqeu fakti që Broja në një moment kundër Serbisë bëri tërheqjen në mesfushë dhe pastaj shkëputjen. Topi iu hodh në zonën boshe të krijuar dhe Broja e arriti atë. Pra tani ka filluar që Broja të futet në ingranazhin e Kombëtares, që ekipi të kuptojë lojën...