Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
E FUNDIT/ Juventusi nuk di të fitojë, bardhezinjtë humbasin edhe ndaj Lacios
Juventusi gjendet në një situatë të vështirë. Bardhezinjtë nuk dinë më se si të fitojnë. “Zonja e vjetër” është mposhtur sot edhe nga Lacion, duke regjistruar kështu humbjen e 3-të radhazi dhe njëkohësisht ndeshjen e 8 radhazi pa fitore. Bardhekaltërve u mjaftoi një gol për siguruar 3 pikët mbrëmjen e sotme. Sfida u vendos që në minutën e 9, kur Bashiçi e ndali topin në rrjetën e Juventusit. Tashmë bardhezinjtë gjenden në vendin e 8 në renditje me 12 pikë të grumbulluara. Sakaq, Lacio renditet vetëm 2 pozicione më poshtë në Serinë A, me vetëm 1 pikë më pak nga Juventusi./Sport Ekspres/