Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Hysaj dhe Zhegrova e shohin nga stoli, Lazio-s i mjafton një gol ndaj Juventusit. Tudor drejt shkarkimit
26 Tetor 2025 22:37 Telesport Lazio e drejtuar nga Maurizio Sarri ka fituar 1-0 ndaj Juventusit në “Olimpico”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë. Lazio gjeti avantazhin që në minutë e 9-të me Toma Basic, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, falë një topi të kthyer mbrapsh nga Jonathan David dhe asistit të Cataldi. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0. Në minutën e 63-të, bardhezinjtë pretendojnë për penallti, pas një kontakti brenda në zonë mes Mario Gila dhe Francisco Conceicao, por për arbitrin dhe VAR nuk ka asgjë të parregullt. Asnjë minutë për Elseid Hysaj dhe Edon Zhegrovën. Lazio fiton 1-0, Igor Tudor drejt shkarkimit. SHIKOVIDEON