Lando Norris triumfon në Meksikë dhe merr kreun e renditjes, Leclerc e Verstappen në podium

Lando Norris triumfon në Meksikë dhe merr kreun e renditjes, Leclerc e Verstappen në podium

Lando Norris me McLaren fitoi garën e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, një fitore me vlerë të dyfishtë për pilotin britanik, që rikthehet në krye të renditjes botërore për pilotë. Norris tashmë ndodhet 1 pikë para shokut të tij të skuadrës Oscar Piastri. Në vendin e dytë u rendit makina Ferrari e Charles Leclerc, që la pas Max Verstappen me Red Bull. Të dy pilotët po bënin një duel të fortë për vendin e dytë, por hyrja e “makinës virtuale të sigurisë” në xhiron e fundit ndihmoi monegaskun të ruante pozicionin. Ai që befasoi në këtë garë është Oliver Bearman me Haas, që u rendit i katërti, pas një garë të shkëlqyer. Ai la pas australianin Oscar Piastri me McLaren, që gjithashtu...