Përmbytet Vau i Dejës, përroi i Glinës vërshon mbi banesa, dëme të mëdha materiale

Përmbytet Vau i Dejës, përroi i Glinës vërshon mbi banesa, dëme të mëdha materiale

Qarku i Shkodrës është përfshirë mëngjesin e së dielës nga përmbytjet në disa zona të ndryshme. Përkeqësimi i motit ka bërë që në Vaun e Dejës, përroi i Glinës të dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 100 banesa dhe qindra hektarë tokë si dhe duke shkaktuar një dëm të madh material, shkruan A2. Shqetësuese situata është tek banesa e fermerit Dedë Smakaj në Vaun e Dejës, ku një shtyllë e tensionit që furnizon gjithë qytetin rrezikon shembjen nga gërryerja e tokës për shkak të përroit. Kryebashkiaku Kristian Shkreli shprehet se disa herë ka kërkuar një investim për mbrojtjen nga përroi i Glinës, por asnjëherë ai projekt nuk është financuar. Ndërkohë, në njësinë Gur i Zi ka probleme nga përroi duke krijuar vështirësi në rrugën Shkodër-Vau...