Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Studimi për lidhjet gjenetike të shqiptarëve: ADN-ja është ende e njëjtë me arbëreshët e sotëm, “kushërinj” me grekët e veriut
ADN e shqiptarëve është ende e njëjtë me arbëreshët e sotëm, por kemi ngjashmëri të mëdha gjenetike edhe me grekët. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga gjenetistë të Universitetit të Tiranës dhe atij të Bolonjës për lidhjet gjenetike në popullsinë e Mesdheut. Bukuria arbëreshe (Foto nga Mario Caliva) Akademiku Ilia Mikerezi, një nga autorët e studimit, tregon për A2CNN se lidhjet gjenetike me arbëreshët në Itali janë ende shumë të forta. Akademiku Ilia Mikerezi Po ashtu ka rezultuar se jemi të ngjashëm gjenetikisht me popullsinë e veriut të Greqisë. Ndërkohë Akademia e Shkencave, përmes Departamentit të Nano-shkencës synon të studiojë lidhjen gjenetike mes popullatës së sotme shqiptare dhe asaj ilire. Ndërkohë studime të mëparshme kane treguar ngjashmëritë gjenetike të shqiptarëve...