Abissnet Superiore/ Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-4-2-3-1. Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko. Katërshja e mbrojtjes formohet nga Bekim Maliqi (Dinamo City), Marcelino Preka (Partizani), Gomes Ferreira (Teuta) dhe Andrey Yago (Vllaznia). Përpara mbrojtjes janë Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ibrahim Abbas (AF Elbasani). Dejvi Bregu i Dinamo City-t, Ergis Arifi i Teutës dhe Diallo i AF Elbasanit mbështesin në majën e sulmit Bekim Balajn e Vllaznisë. Trajneri më i mirë i javës së 8-të është përzgjedhur tekniku i Vllaznisë, Edi Martini. Vllaznia e tij triumfoi në klasiken e futbollit...