Seanca për Qeverinë e re, Veton  Berisha deklaron votën pro

Seanca për Qeverinë e re, Veton Berisha deklaron votën pro

Deputeti Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, ka thënë se ai do të votojë pro Qeverisë së re nëse formimi ose jo i kësaj qeverie varet nga vota e tij. I ndalur nga gazetarët para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ai tha se është takuar mbrëmë me mandatarin Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se pret të shohë se çfarë do të shpalosë ai sot në Kuvend. Ai dhe deputetja boshnjake Duda Bale janë dy nga tre deputetët që përfaqësojnë pakicat joserbe në Kuvendin e Kosovës që kanë shprehur më shumë skepticizëm për një Qeveri të re. Bashkë me ta është edhe deputeti goran Adem Hoxha.