Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Uldedaj reagon pas shpalljes kampion bote: Ëndrra u bë realitet, titulli për të gjithë shqiptarët
Jurgen Uldedaj, që mbrëmjen e së shtunës u shpall kampion bote në kategorinë IBO, në peshën “cruiserweight” (pesha deri 90kg), ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij triumfi. Në një postim në “Facebook” ai ka shprehur emocionet e tij pas triumfit ndaj kamerunasit Rolly Lambert. “Jam kampion i botës, ëndrra ime u bë realitet. Kjo është dita që kam ëndërruar në gjithë jetën time. Pas shumë vitesh sakrifice, mundi e besimi në Zot, u shpalla kampion I botës në IBO, në peshën cruiser”, thotë Uldedaj. Më tej, boksieri lezhjan shtoi: “Ky titull nuk ështyë vetëm i imi, është për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën dhe për cdo djalë e vajzë që ka një...