Napoli “shkund” Interin dhe harron turpin e mesjavës. Zikaltrit ndalen pas 4 fitoreve rresht (video)

Napoli “shkund” Interin dhe harron turpin e mesjavës. Zikaltrit ndalen pas 4 fitoreve rresht (video)

Pas turpërimit në mesjavë në Champions League ku u mund 6-2 nga PSV, Napoli ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar 3-1 ndaj Interit, ndaj rivalit kryesor për titullin në supersfidën e javës së tetë, të luajtur në stadiumin e tejmbushur plot “Diego Armando Maradona”. Momenti kryesor i pjesws sw parw ishte në minutën e 30-të, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo-s dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Acerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR. Kevin De Bruyne tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kalon Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Bruyne është i pafat pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe...