Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e Pratos në Itali, pasi ju gjendën në apartament 15 kg hashash. Sipas burimeve, ndaj 52-vjeçarit kishte një masë paraprake që të qëndronte vetëm gjatë natës në burg, për arsye se ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me synim trafikimin e lëndëve narkotike. Autoritetet lokale po hetojnë këtë rast deri në një vendim final ndaj të arrestuarit.