“Skemën e korrupsionit e drejton ai”/ Balluku në SPAK, Salianji: Rama duhet të japë dorëheqjen

“Skemën e korrupsionit e drejton ai”/ Balluku në SPAK, Salianji: Rama duhet të japë dorëheqjen

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi zhvillimet nga SPAK, lidhur me marrjen nën hetim të zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve dhe Energejtikës, Belinda Balluku, për abuzime me tenderat. Salianji deklaroi se komunikimi i akuzave nga Prokuroria e Posaçme për numrin 2 të qeverisë bën përgjegjës edhe Ramën. “Nëse lajmi për Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Belinda Balluku është personi më i rëndësishëm në qeveri, jo vetëm në dukje, por është zv/kryeministre dhe ministrja me portofolin më të madh dhe njeriu me mbështetje politike të fortë, është drejtuesja politike për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës. Politikisht është njeriu më i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vendimmarrjes, por edhe për shkak të besimit që i ka dhënë Edi Rama për të qenë personi...