Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
A do të jetë Sunderlandi rasti i Leicester për të fituar Premier League? Befasi nga ekipi i Granit Xhakës, mundin Chelsea në transfertë
A do të jetë Sunderland një tjetër rast Leicester në Premier League? Ekipi që në sezonet e fundit luftonte për mbijetesë, sot po përjeton një moment magjik. Sunderland i dirigjuar nga Granit Xhaka ka mundur Chelsean në transfertë në shifrat 1-2. Chelsea vinte pas një fitore 5-1 me Ajax në shtëpi dhe sot ka humbur ndaj Sunderland. Ekipi i Maresca shënoi i pari me anë të Granacho në minutën e 4, duke krijuar idenë e një fitore të thellë. Megjithatë Isidor barazoi në të 22, ndërsa në minutën e fundit të takimit, Taibi përmbysi takimin. Pas kësaj fitore, Sunderlandi merr vendin e 2 në renditje pas Arsenalit, me dy pikë më pak. /Sport Ekspres/