Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të hetohen tabulatet e kryeministrit”/ Balluku në SPAK, reagon deputeti: Rama sakrifikon Belindën për…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komenton thirrjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK, ku pritet t’i komunikohet statusi i të pandehurës. Në një intervistë televizive, Balliu deklaroi se ky zhvillim nuk është shenjë e një sistemi drejtësie funksional, por një lëvizje strategjike e kryeministrit Edi Rama, që synon të shpëtojë veten dhe të garantojë vazhdimësinë e aferave korruptive. Sipas Balliut, hetimi ndaj Ballukut është rezultat i lojërave të brendshme politike brenda mazhorancës. “Për Edi Ramën nuk është problem nëse është Balluku apo ndonjë tjetër në krye të aferës. Atij i duhet një person që të firmosë. Nëse Balluku bëhet një peshë shumë e rëndë për anijen që po mbytet të Rilindjes, atëherë ai e hedh, siç ka hedhur të tjerët,” u shpreh ai, duke...