VIDEO+EMRI – Arrestohet 24- vjeçari, grabiti bizhuteri në Lezhë dhe i shiti në Shkodër, e pëson edhe argjendari

VIDEO+EMRI – Arrestohet 24- vjeçari, grabiti bizhuteri në Lezhë dhe i shiti në Shkodër, e pëson edhe argjendari

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin Marjolin Malaj, 24 vjeç, banues në këtë fshat. Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër. Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti,...