Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E padëgjuar në sportin shqiptar, volejbollistja e Dinamos pezullohet dhe i kërkohet të bëjë ‘testin e gjinisë’
Volejbolli shqiptar është hasur këto ditë me një ngjarje të padëgjuar më parë. Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga Federata pasi ka pasur ankesa për të në lidhje me gjininë. Sipas Panorama Sport, disa sinjalizime nga rivalët kanë bërë që klubit të Dinamos t’i kërkohet që të kryejë një ‘test gjinie’ për 32-vjeçaren. Duket se braziliania nuk e ka pritur mirë këtë ndodhi, por është e gatshme që së bashku me klubin t’i drejtohet gjinekologut. FSHV kërkon teste më të thelluara për të parë nëse më herët kemi të bëjmë me një ndërrim gjinie nga Nayara, bën me dije Report TV. Situata nuk është pritur aspak mirë nga volejbollistja, që duket se është ndjerë e diskriminuar. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga palët, por të gjithë...