Rrëfehet për gjithçka vajza e Ancelottit: Ai ka qenë baba dhe nënë njëkohësisht…

Rrëfehet për gjithçka vajza e Ancelottit: Ai ka qenë baba dhe nënë njëkohësisht…

Vajza e ish-trajnerit të Real Madridit foli për marrëdhënien me të atin, “një njeri i qetë”, që “nuk dëshiron kurrë t’i mërzisë të tjerët”. Çfarë dhurate do t’i kërkonit babait tuaj?Do të doja ta shihja të zemëruar, qoftë edhe një herë. Në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, thonë se i ndodh. Vëllai im Davide dhe burri im, Mino, tregojnë se ka shpërthime të forta, por unë s’e kam parë kurrë ashtu. Ai është tepër i qetë, shmang konfliktet, por ndonjëherë duhet të marrësh qëndrim, edhe kur nuk iu pëlqen të gjithëve. A i ka sqaruar gjërat me Gattuson?Jo, nuk janë parë më dhe as kanë folur. Babai mbeti i lënduar. Rino nuk e mori kurrë në telefon. Ndoshta do të takohen në Botëror. Do...