Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt

Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt

25 Tetor 2025 8:22 Alfred Lleshi Pas fitores 4-0 ndaj Royale Union SG në Champions, Interi përgatitet për sfidën e madhe në “Maradona” kundër Napolit, pas sukseseve me Sassuolo, Cagliari, Cremonese dhe Romën.“Përballen kampionët e Italisë me nënkampionët. Do të jetë një ndeshje e fortë, ku të dyja ekipet duan të tregojnë ambicien”, – tha trajneri zikaltër. Ai e quajti “normale” ditën e pushimit para ndeshjes: “Ishte e nevojshme pas shumë angazhimeve dhe udhëtimeve me kombëtaret. Besoj te profesionalizmi i lojtarëve. Ndaj Napoli duhet përgatitje fizike dhe mendore, sepse mjedisi nuk do të jetë në favorin tonë”. Ai shtoi: “Nuk luhet gjithçka në këtë ndeshje, por është e rëndësishme për ecurinë e sezonit”. Për repartin ofensiv: “Kam 4 sulmues të përshtatshëm, nuk ekziston një dyshe...