I dha 10 mijë € policit dhe vodhi me të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, GJKKO lë në burg…

I dha 10 mijë € policit dhe vodhi me të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, GJKKO lë në burg…

Gjykata e Posaçme (GJKKO) la në burg 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili tre ditë më parë u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. Në seancën me dyer të mbyllura, Koka nuk ka pranuar akuzën ndërsa mbrojtja e tij pretendoi se Koka nuk ka lidhje me vjedhjen e naftës.  Ndaj tij, në shkurt, GJKKO i caktoi ‘arrest në burg’ për tre akuza: Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe vjedhje...