Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Milan-Pisa 2-2! Kuqezinjtë zhgënjejnë në San Siro dhe shmangin humbjen në fund (VIDEO)
25 Tetor 2025 0:20 Telesport Vendasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë falë një super goli të shënuar nga Rafael Leao për rezultatin 1-0. Në minutën e 46-të të ndeshjes Matteo Tramoni i mysafirëve pati një rast ideal për të barazuar shifrat, por goditja e tij përfundoi pak centimetra mbi traversë. Pisa ia doli që të barazojë rezultatin eventualisht në minutën e 60-të përmes Juan Cuadrados i cili u tregua i saktë nga penalltia për 1-1. Milani pati një rast të artë për të rikthyer avantazhin, por Leao në minutën e 64-të ishte i pafat kur goditja e tij u përplas në traversë. Kuqezinjte patën një tjetër mundësi shënimi në minutën e 70-të me anë të Alexis Saelemaekers, por portieri mysafir bëri një pritje...