Jurgen Uldedaj në ringun e Londrës për titullin kampion të kategorisë IBO në peshën “cruiserweight”

Jurgen Uldedaj në ringun e Londrës për titullin kampion të kategorisë IBO në peshën “cruiserweight”

24 Tetor 2025 22:11 Telesport Në “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet të shtunën dueli për titullin e përkohshëm kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBO, mes britanikut Fabio Wardley (19 fitore, asnjë humbje e 1 barazim) dhe neo-zelandezit Joseph Parker (36 fitore e 3 humbje). Një duel që pritet me shumë interes, pasi Parker ka qenë dikur kampion bote dhe synon të rikthehet në majë. Pritet që fituesi i kësaj sfide të përballet vitin tjetër pikërisht me ukrainasin Oleksandr Usyk, që mban titullin e kësaj kategorie. Por në këtë mbrëmje do të zhvillohen edhe disa duele të tjera, ku spikat ai për titullin vakant të peshës “cruiserweight”, në kategorinë IBO. Një nga pretendentët për ta fituar këtë titull është boksieri shqiptar Jurgen...