Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Liverpool bën gati shitjen e radhës, në janar ose verë! Pranon edhe huazimin
24 Tetor 2025 15:57 Telesport Federico Chiesa, i cili u transferua te Liverpool gjatë verës së vitit 2024 me pritshmëri të larta, po kalon një periudhë të vështirë nën drejtimin e Arne Slot. Mesfushori ofensiv italian ka luajtur vetëm 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe rrallëherë ka qenë titullar, pasi trajneri holandez ka preferuar alternativa të tjera në repartin ofensiv. Edhe pse Chiesa ka treguar efikasitet të mirë në raport me minutat e luajtura, nuk ka arritur të përshtatet plotësisht me kërkesat taktike të skuadrës. Liverpool po shqyrton mundësinë e largimit të tij në janar ose verën e ardhshme, në formë huazimi ose transferimi të plotë, për të liruar hapësirë dhe shmangur humbje financiare. Mungesa e përshtatjes me futbollin anglez dhe konkurrenca e madhe...