“Shqipëria dhe Mali i Zi më pranë BE-së”, Kovaçeviç: Opozita e mazhoranca të bashkëpunojnë për integrimin

“Shqipëria dhe Mali i Zi më pranë BE-së”, Kovaçeviç: Opozita e mazhoranca të bashkëpunojnë për integrimin

Kreu i Komisionit Parlamentar të BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Andrei Kovaçeviç, nga Pusteci ka deklaruar se procesi i integrimit europian është një prioritet i përbashkët si për unionin ashtu edhe për vendet e rajonit. “Procesi i integrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja palët. Në këtë situatë të vështirë gjeopolitike në botë, duhet të pranojmë sa më shpejt të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Kovaçeviç. Ai theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen në fazën më të avancuar të negociatave me Bashkimin Europian, duke shprehur besimin se në vitet e ardhshme disa vende të Ballkanit do të mund të bëhen anëtare me të drejta të plota. “Shpresa jonë është që t’u themi mirëseardhjen si anëtare të plotë...