Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kryenin gjueti të paligjshme/ Arrestohen 5 persona, në Shkodër (DETAJE)
Vihen në pranga 5 persona në Shkodër që u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Rragam, duke kryer gjueti, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë. Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi Cannabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Shkodër. “Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të...