Araujo: Më pëlqejnë lojtarët guximtarë si Vinicius, ia kemi marrë dorën… Real Madridit

Araujo: Më pëlqejnë lojtarët guximtarë si Vinicius, ia kemi marrë dorën… Real Madridit

24 Tetor 2025 13:35 Alfred Lleshi Ronald Araújo pritet të jetë titullar të dielën në “El Clásico”, në “Santiago Bernabéu”, por ende nuk dihet nëse do të luajë si mbrojtës i djathtë, meqë Koundé nuk është stërvitur, apo si qendërmbrojtës. Në çdo rast, uruguajani beson se Barcelona ka aftësinë për ta fituar sërish përballjen me Real Madridin, edhe pse pret një ndeshje të vështirë dhe të luftuar. Për Real Madridin: “Është skuadër e madhe, ka lojtarë me shumë cilësi”. Për Vinicius: “Shikoj vetëm atë që bën në fushë. Është lojtar spektakolar, gjithmonë profesionist kur përballemi. Të bën të japësh më të mirën. Më pëlqejnë lojtarët si ai, guximtarë, që të sfidojnë. Ajo që thuhet jashtë fushës për të nuk më intereson; e rëndësishme është ajo që...