Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“El Clásico” e tij e parë si kujtim mjaft i hidhur për francezin, Mbappé kundër “kurthit” të Flick
Sezoni i parë i Mbappé te Real Madridi nisi me vështirësi, por përfundoi në mënyrë mbresëlënëse: 44 gola, “Këpuca e Artë” dhe statistika të jashtëzakonshme, ndonëse pa trofe madhorë. Fillimi, megjithatë, nuk ishte aspak i lehtë. Një nga momentet më të ndërlikuara ndodhi në “El Clásico” e 26 tetorit 2024 në “Bernabéu”, pikërisht një vit para sfidës së kësaj të diele mes madrilenëve dhe katalanasve. Këtë herë, situata është krejt tjetër. Mbappé është plotësisht i konsoliduar si lider i skuadrës dhe ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje të këtij sezoni. Ndaj Juventusit nuk gjeti rrjetën, por pati disa raste të mira, vetëm pritjet e jashtëzakonshme të Di Gregorios e penguan të linte gjurmë. Ndërkohë, sezonin e kaluar e mësoi mirë shijen e “El Clásico”. Pas...