Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Chiesa nis “hakmarrjen”, tifozët e Liverpool-it e “gradojnë”: Gjithmonë jap gjithçka nga vetja…
24 Tetor 2025 12:17 Alfred Lleshi Ndërsa Juventusi po has vështirësi në Serie A dhe Champions, sulmuesit bardhezinj nuk po “qullosin” gjë, në Premier League Federico Chiesa u shpall lojtari i muajit shtator te Liverpool. Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” mori 34% të votave, duke mposhtur Alisson Becker (18%) dhe Ryan Gravenberch (18%). Kjo ishte njohja e parë zyrtare për të nga tifozët e “Reds”. Italiani shënoi një gol ndaj Crystal Palace në Premier dhe dha dy asiste në “Carabao Cup” ndaj Southampton. Chiesa komentoi: “Jam i lumtur për këtë çmim. Faleminderit tifozëve për mbështetjen dhe votën. Preferoj të mos e marr çmimin në të ardhmen, por të fitoj ndeshje. Mbështetja e tifozëve ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme, unë përpiqem të jap maksimumin për ta dhe...