Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Në Argjentinë konfirmojnë: Inter është gati të paguajë 58 milionë euro për talentin e Serie A
24 Tetor 2025 12:31 Telesport Thashethemet të forta vijnë nga Argjentina. Sipas “TyC Sports”, një nga portalet kryesore të vendit, Inter është gati t’i ofrojë 58 milionë euro Real Madrid për Nico Paz, mesfushorin sulmues të Como. Pse Real? Sepse “los blancos” kanë mundësinë ta blejnë talentin argjentinas për 10 milionë euro verën e ardhshme. Zikaltërit gjithmonë kanë pasur një interes të fortë për të dhe kjo nuk është sekret. Zëvendëspresidenti Javier Zanetti darkoi me babanë e lojtarit një vit më parë. Të dy luajtën së bashku për ekipin kombëtar dhe e njohin njëri-tjetrin. Inter thuhet se ka krijuar marrëdhënie me rrethin e tij për të siguruar shpejt marrëveshjen, duke e tejkaluar konkurrencën dhe, mbi të gjitha, duke bindur Real Madrid. Nico Paz e ka...