Van Dijk zbulon takimin pas 4 humbjeve radhazi: Të gjithë lojtarët zhvilluam një bisedë “kokë më kokë” pa trajnerin

Van Dijk zbulon takimin pas 4 humbjeve radhazi: Të gjithë lojtarët zhvilluam një bisedë “kokë më kokë” pa trajnerin

Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, këmbëngul se takimi i lojtarëve ditën e hënë, një ditë pas humbjes në “Anfield” ndaj Manchester United, ka qenë i rëndësishëm. Si kapiten, ai ndjeu se duhej t’i jepte një mesazh skuadrës dhe reagimi erdhi në Champions League. Një seri prej katër humbjesh nxiti takimin e paplanifikuar dhe pati efektin e dëshiruar, pasi skuadra e Arne Slot fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve. Liverpool përballet me kundërshtarë shumë më të fortë javë pas jave në Premier League dhe synon të fitojë edhe në Premier League këtë fundjavë, në ndeshjen ndaj Brentford. “Të hënën të gjithë ishin të trishtuar sepse humbëm ndaj Man United në shtëpi“, tha Van Dijk, që më tej shtoi: “Ishte e vështirë në...