Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kishte zhurma” – Turistët polakë çojnë në gjykatë hotelin shqiptar, kërkojnë dëmshpërblim për pushime stresuese
Turistë polakë në Shqipëri, të cilëve pushimi iu kthye në stres nga zhurmat iu drejtuan gjykatave në Poloni për zhdëmtim. Çështja kaloi në Gjykatën Europiane. Tani ajo forcon të drejtat e pushuesve. Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojnë zhdëmtim të plotë pushuesit që prenotojnë paketa turistike all inclusive, kur nuk përmbushen standardet dhe pushimet kthehen në makth? Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar. Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet...