Messi rinovon (për gjithë jetën) me Inter Miami, në MLS deri 41 vjeç. Ja detajet e kontratës së re

Messi rinovon (për gjithë jetën) me Inter Miami, në MLS deri 41 vjeç. Ja detajet e kontratës së re

Leo Messi do të vazhdojë të luajë me Inter Miami, duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet për tërheqjen nga futbolli. Ylli argjentinas ka nënshkruar rinovimin e kontratës me klubin amerikan deri në fund të vitit 2027, me opsion për një sezon shtesë, që do t’i mundësojë të luajë në MLS deri 41 vjeç, si Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite. Që nga mbërritja e tij më 2023, Messi ka ndryshuar fytyrën e ligës amerikane, me kontratë rekord që përfshinte edhe aksione të klubit. Ai do të vazhdojë të mbajë ngjyrat e Inter Miami, duke thyer rekordet ekzistuese. HE’S HOME. pic.twitter.com/AUMJJYR5pF — Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 23, 2025 Klubi i Floridas shpërndau një video në rrjetet sociale ku Messi shfaqet në stadiumin që po ndërtohet. Detajet...