Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dedikimi prekës i Lukakut, pas funeralit të babait të tij: “Është e vështirë, por…”
24 Tetor 2025 7:52 Alfred Lleshi Romelu Lukaku ka ndarë një mesazh prekës pas varrimit të babait të tij, Jordan, i cili ndërroi jetë më 28 shtator në moshën 58-vjeçare në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos. Pas disa mosmarrëveshjeve familjare të bëra publike në rrjete sociale, sulmuesi belg njoftoi se trupi i të atit është varrosur, duke i kushtuar një postim emocional. “Heroi ynë u varros sot. Është e vështirë, shumë e vështirë ta përballojmë dhimbjen. Megjithatë, e di që është krenar për djemtë e tij. Faleminderit për gjithçka, babi! U prehsh në paqe! Të dua!” Në postim shtoi foto dhe video, mes tyre një imazh i tij si fëmijë në krahët e babait dhe një gol me Manchester United, dedikuar pikërisht Roger Lukakut. Në...