VIDEO/ Roma befasohet në Europa League, Plzen e mund në “Olimpico”

VIDEO/ Roma befasohet në Europa League, Plzen e mund në “Olimpico”

Roma pësoi disfatë 1-2 ndaj Plzen, në ndeshjen e Europa League. Çekët shënuan dy herë në pjesën e parë, falë golave të Adu dhe Souare. Dybala futi në lojë italianët por vetëm kaq, pasi shifrat mbeten të njëjta deri në fund. Plzen ka 7 pikë dhe është në vendin e katërt. Roma ka 3 pikë dhe është në vendin e 23-të. Te Dinamo e Zagreb u aktivizua edhe Arbër Hoxha, në atë humbje 1-0 ndaj Malmos.