Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Silvinjo me sytë nga Europa: Sulmuesi 20-vjeçar shënon në Ligën e Konferencës
Nelson Veiper është padyshim një nga dëshirat e Kombëtares Shqiptare, për ta pasur pjesë të kuqezinjve. Sulmuesi me baba gjerman dhe nënë shqiptare, spikati në Europianin e U-21 me Gjermaninë, teksa mbetet një opsion luksi për ekipin e Silvinjos, në rast se nuk grumbullohet nga “pazerat”. 20-vjeçari u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme teksa tundi rrjetën me fanellën e Maincit, në duelin e vlefshëm për Ligën e Konferencës ndaj Zrinjskit.