Pistat për fatin e Martinajt/ Klodiana Lala: Ja kush është çelësi për zbërthimin e ngjarjes

Pistat për fatin e Martinajt/ Klodiana Lala: Ja kush është çelësi për zbërthimin e ngjarjes

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se cilat janë pistat për fatin e Ervis Martinajt. E ftuar në një emision televiziv, gazetarja tha se Martinaj ishte një person që kishte një sërë konfliktesh me njerëz të ndryshëm të botës së krimit ndaj dhe të gjitha pistat për të gjithë emrat e përmendur janë të hapura. Gazetarja u shpreh se çelësi për të zbardhur të gjithë këtë ngjarje është nëse shteti do të gjente se kush e nxorri Ervis Martinajn nga strofulla pasi, ai nuk dilte në rrugë pa u siguruar. Një njeri i besuar e ka nxjerrë në rrugë. “Indrit Dokle është marrë në pyetje në Policinë e Lezhës pas ngjarjes, është në listën që po verifikohet. Ka një vendim gjykate se pati urdhër për kontrolle...