Shkëndija feston fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, kuqezinjtë triumfojnë minutat e fundit të ndeshjes

Shkëndija feston fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, kuqezinjtë triumfojnë minutat e fundit të ndeshjes

Një natë suksesi për Shkëndijën. Klubi nga Tetova ka festuat sot fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës. Kuqezinjtë kanë mposhtur Shellbërnin në Shkup me rezultatin minimal 1-0. Fitorja ka ardhur në minutat e fundit të ndeshjes për klubin shqiptar. Kur po kronometrohej minuta e dytë shtesë, Patrik Bereti e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Një autogol që rezultoi fatal për irlandezët, por që sollo festën te Shkëndija./Sport Ekspres/