EUROPA LEAGUE: Aston Villa bie në Holandë, Bologna fiton në Bukuresht. Fenerbahce e fortë për Stuttgart

EUROPA LEAGUE: Aston Villa bie në Holandë, Bologna fiton në Bukuresht. Fenerbahce e fortë për Stuttgart

23 Tetor 2025 20:50 Telesport Luhen sot ndeshjet e treta në Europa League. Në ndeshjet e orës 18:45 nuk munguan surprizat dhe golat e shumtë. Bologna merr fitoren e parë, pasi mundi në transfertë 1-2 Steua-n në Bukuresht. Golat për italianët u shënuan brenda tre minutave nga Odgaard 9′ dhe Dallinga 12′. Vendasit ngushtuan shifrat me golin e Birligea 54′. Aston Villa edhe pse kaloi e para në avantazh që në minutën e 4-të me golin e Guessand, doli me kokën ulur nga transferta në Holandë, ku u mund 2-1 nga G.A.Eagles. Anglezët humbën edhe një penallti në minutën e 78-të. 5 gola të shënuar në sfidën Salzburg-Ferencvarosh, hungarezët fituan në fund 2-3. Norvegjezët e Brann fituan pastër 3-0 ndaj Rangers. Fenerbahce fitoi 1-0 në...