Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Yildiz është i paarritshëm, Barcelona hedh sytë nga ylli tjetër i Juventusit
23 Tetor 2025 21:07 Telesport Edhe pse dëshira e madhe e Barcelonës është transferimi i Kenan Yildiz, katalanasit janë të vetëdijshëm se kjo është një lëvizje e pamundur. E para, Juventus nuk ka ndërmend të heq dorë prej yllit turk. E dyta, Barcelona nuk është në kushtet e favorshme financiare për të paguar të paktën 100 milionë euro, shifër që mund të ndryshojë mendjen e bardhezinjve. Nëse Kenan Yildiz është i paarritshëm, Barcelona po ndjek një tjetër yll të Juventusit, transferimi i të cilit është mëse i mundshëm. Katalanasit kanë shtuar interesin mbi Dusan Vlahovic, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Sulmuesi serb nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës,...