Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Manaj shkëlqen ndaj qipriotëve, Shkëndija triumfon në Conference League
Ditën e sotme në arenën ndërkombëtare kanë “zbarkuar” dy ekipet shqiptare, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës. Këto dy duele ishin të vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League. Skuadra nga Kosova ia doli që të barazonte përballë qipriotëve të Omonia. Golin për ekipin shqiptar e shënoi Arb Manaj, por nuk mjaftoi, pasi miqtë barazuan. Ndeshja në “Fadil Vokrri”, përfundoi 1-1. Në krahun tjetër, Shkëndija ia doli që të merrte 3 pikët e para në Conference League, duke fituar në Shkup përballë Shelbourne. Kjo ndeshje u mbyll 1-0, falë një autogoli në fundin e sfidës. Pas dy ndeshjeve të para sezonale në këtë kompeticion, Drita mban vendin e 20-të në renditje me 2 pikë. Në krahun tjetër, tetovarët me 1 pikë, renditen...