Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Klanet marrin tendera në këmbim të votave/ Gazeta italiane: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet!
Klanet marrin tendera në këmbim të votave/ Gazeta italiane: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet! Nga Ugo Cundari, IL MATTINO Disa e përshkruajnë Shqipërinë si një “narkoshtet”, dhe duke lexuar dokumentet e hetimeve, ky nuk duket aspak një ekzagjerim. Gjithçka fillon pas rënies së regjimit komunist, nga vitet ’90 e tutje, kur shqiptarët, të varfër dhe të dëshpëruar, zbarkuan në Itali, duke ëndërruar “Lamerikën”, për të përdorur fjalën e Gianni Amelio. Disa prej tyre, sapo zbarkuan, ndërtuan një karrierë kriminale duke mësuar pranë mafiozëve, kamorristëve, ‘ndranghetistëve dhe anëtarëve të ‘Sacra Corona Unita’. Ata lidhën një marrëveshje me klanet italiane dhe u bënë së pari skafistë dhe kontrabandistë, pastaj rrahës dhe vrasës me pagesë të krimit të organizuar, “e më pas trafikantë njerëzish dhe trafikantë...