Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Përgjigjja misterioze e Manuel Neuer i la gazetarët pa fjalë
23 Tetor 2025 15:34 Telesport Manuel Neuer është 39 vjeç dhe mbetet edhe sot një nga portierët më të mirë në botë. Bayern pret të rinovojë me të edhe për një sezon, por deri tani ai nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. I pyetur për kontratën e re, mbrëmë, pas ndeshjes me Club Brugge, Neuer dha një përgjigje humoristike dhe misterioze: “Më duhet të kujdesem për kockat e mia. U bë vonë tani dhe po e ndjej që tani dhimbjen. Shohim se si do të zgjohem nesër”. Jo vetëm kaq. Neuer po kërkohet nga të gjithë në DFB që të rikthehet në kombëtare. Deri tani, as për këtë ai nuk ka dhënë një përgjigje.