Stadiumi i Vorës, FSHF inspekton punimet: Standarde ndërkombëtare

Stadiumi i Vorës, FSHF inspekton punimet: Standarde ndërkombëtare

Në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim shumë i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, që po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Vorë. Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit. Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve dhe folën për...